Kurti në Davos thotë se ka qeverisur “filozofikisht” me Kosovën duke u bazuar në “trekëndëshin” Kant-Mill- Aristotel

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816074-kurti-ne-davos-thote-se-ka-qeverisur-filozofikisht-me-kosoven-duke-u-bazuar-ne-treken697368dece394.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kurti-ne-davos-thote-se-ka-qeverisur-“filozofikisht”-me-kosoven-duke-u-bazuar-ne-“trekendeshin”-kant-mill-aristotel" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816074-kurti-ne-davos-thote-se-ka-qeverisur-filozofikisht-me-kosoven-duke-u-bazuar-ne-treken697368dece394.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kurti-ne-davos-thote-se-ka-qeverisur-“filozofikisht”-me-kosoven-duke-u-bazuar-ne-“trekendeshin”-kant-mill-aristotel" loading="lazy"></p>Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke përshkruar qeverisjen e tij në Kosovë si “filozofike”. Sipas Kurtit, vendimmarrja dhe politika e tij kanë ‘kombinuar drejtësinë normative të Immanuel Kantit, utilitarizmin e John Stuart Mill-it dhe etikën e virtytit të Aristotelit’. Kurti ka theksuar se kjo qasje “trekëndëshe” është</div>

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke përshkruar qeverisjen e tij në Kosovë si “filozofike”.
Sipas Kurtit, vendimmarrja dhe politika e tij kanë ‘kombinuar drejtësinë normative të Immanuel Kantit, utilitarizmin e John Stuart Mill-it dhe etikën e virtytit të Aristotelit’.
Kurti ka theksuar se kjo qasje “trekëndëshe” është përdorur për të udhëhequr marrëdhëniet me qytetarët dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke e bërë politikën më të lidhur me popullin dhe më të orientuar drejt rezultateve praktike dhe morale.
“Në qeverisjen tonë, kombinuam drejtësinë normative kantiane (morali si burim i veprimit) me utilitarizmin e John Stuart Mill (lumturi maksimale për shumicën), duke i integruar këto në vendimmarrje dhe marrëdhënie me njerëzit. Për zyrtarët shtetërorë, ndoqëm etikën e virtytit të Aristotelit, duke theksuar rëndësinë e udhëheqësve të virtytshëm në pozita kyçe, por gjithmonë të lidhur me popullin. Ky “trekëndësh” Kant–Mill–Aristoteli u zbatua me sukses në politikëbërje dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke treguar që ishte i dobishëm”, ka thënë Kurti.
Pjesa e fjalimit të tij nga Davosi, është shpërndarë edhe në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me një video ku Kurti shpjegon qasjen e tij filozofike në qeverisje.