Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arlind Manxhukën Zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Nga zëri i partisë në zërin e shtetit. Kështu mund të përshkruhet lëvizja e fundit në Zyrën e Kryeministrit.
Në vendimin zyrtar të siguruar nga Demokracia.com, të nënshkruar nga Kurti thuhet se Manxhuka, i cili njëkohësisht është edhe Këshilltar Politik në Zyrën e Kryeministrit, do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë që parashihen me Ligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe detyra shtesë të caktuara nga Kryeministri.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 9 (1.3), nenin 13 (2 dhe 5) dhe nenin 17 (2) të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe nenin 24 (1) të Rregullores (QRK) Nr.04/2026 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive, nxjerr: Z. Arlind Manxhuka emërohet Zëdhënës i Qeverisë, i cili njëkohësisht është Këshilltar Politik i Kryeministrit”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Kurti e avancon Manxhukën, i jep pozitë të rëndësishme në Qeveri
<div><div><img width="510" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/823991-kurti-e-avancon-manxhuken-nga-zedhenes-te-partise-e-ben-zedhenes-te-qeverise.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kurti-e-avancon-manxhuken,-nga-zedhenes-te-partise-e-ben-zedhenes-te-qeverise" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="510" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/823991-kurti-e-avancon-manxhuken-nga-zedhenes-te-partise-e-ben-zedhenes-te-qeverise.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kurti-e-avancon-manxhuken,-nga-zedhenes-te-partise-e-ben-zedhenes-te-qeverise" loading="lazy"></p>Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arlind Manxhukën Zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nga zëri i partisë në zërin e shtetit. Kështu mund të përshkruhet lëvizja e fundit në Zyrën e Kryeministrit. Në vendimin zyrtar të siguruar nga Demokracia.com, të nënshkruar nga Kurti thuhet se Manxhuka, i cili njëkohësisht është edhe Këshilltar</div>






