Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka sqaruar se afati 60-ditor i parashikuar në memorandumin e mirëkuptimit mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje nis zyrtarisht sot.
Gjatë një deklarate për gazetarët, Vance u pyet nëse periudha 60-ditore kishte filluar dje, në ditën kur dokumenti u nënshkrua.
Ai tha se, për shkak të ndryshimit të zonave kohore, marrëveshja konsiderohet teknikisht e nënshkruar sot sipas kohës së Iranit, shkruan skynews.
60-ditore filloi zyrtarisht sot. Për shkak të ndryshimit të orarit, mendoj se dokumenti u nënshkrua teknikisht sot sipas kohës së Iranit”, deklaroi Vance.
Ai shtoi se, megjithëse marrëveshja hyri në fuqi dje, numërimi i afatit 60-ditor do të nisë sot.
Sipas dokumentit të arritur mes palëve, ky afat mund të zgjatet nëse SHBA-ja dhe Irani bien dakord për një shtyrje të mëtejshme. Periudha 60-ditore pritet të përdoret për negociatat dhe hapat që synojnë finalizimin e një marrëveshjeje më të gjerë mes dy vendeve. /Telegrafi/






