Ballina AKTUALE Kujdes transportuesit: policia gjermane po i ndal dhe po i gjobit shumë...

Kujdes transportuesit: policia gjermane po i ndal dhe po i gjobit shumë autotransportuesit nga Ballkani

126

Transportuesit nga Ballkani Perëndimor që operojnë në Gjermani duhet të jenë më të kujdesshëm se kurrë. Policia gjermane ka intensifikuar ndjeshëm kontrollet rrugore dhe ka vënë në shënjestër direkte autotransportuesit nga rajoni, për shkak të numrit të madh të shkeljeve teknike dhe rrezikut serioz për sigurinë rrugore.

Një rast alarmant u regjistrua së fundmi në autostradën A3 në qarkun Mettmann, ku policia gjermane sekuestroi një autotransportues makinash të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, pas zbulimit të 56 defekteve teknike, disa prej tyre jashtëzakonisht të rrezikshme, raporton AlbInfo.ch.

Reklama

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 11:30, zyrtarët e trafikut ndaluan kombinimin e automjeteve për kontroll rutinë. Mjeti, me mbi 400 mijë kilometra të përshkuara, përdorej për transport makinash të blera në Evropë. Pas inspektimit nga një ekspert, u konstatua se frenat e rimorkios nuk funksiononin fare, dritat e pasme ishin të dëmtuara, ndërsa shufra e tërheqjes rrezikonte të shkëputej gjatë lëvizjes.

Situata bëhet edhe më tronditëse: mungonin të gjithë amortizatorët, ndërsa vetë furgoni kishte pjesë mbajtëse të ndryshkura, rrjedhje karburanti, sistem shkarkimi të dëmtuar, frena dhe ndriçim jofunksional. Edhe rripi i sigurimit ishte i papërdorshëm, përcjell AlbInfo.ch.

Autoritetet gjermane e shpallën mjetin plotësisht të papërshtatshëm për qarkullim rrugor, duke e sekuestruar menjëherë. Shoferi u gjobit me 700 euro, ndërsa iu ngarkuan edhe rreth 600 euro shpenzime për raportin e ekspertit.

⚠️ MESAZH I QARTË NGA POLICIA GJERMANE:
Kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të shtuar dhe transportuesit nga Ballkani Perëndimor janë tashmë në fokus të veçantë. Çdo neglizhencë teknike mund të përfundojë me sekuestrim, gjoba të larta dhe ndalim aktiviteti.

📌 Burimi: AlbInfo.ch

- Reklamë -