Kryetari i Beogradit sulmon këshilltaren komunale të opozitës

Bota

Lëvizja opozitare serbe “Kreni-Promeni” ka publikuar një video që, sipas saj, tregon momentin e përplasjes mes kryetarit të Beogradit, Aleksandar Shapiq, dhe këshilltares së kësaj lëvizjeje, Tatjana Miçiq. Pamjet janë regjistruar nga vetë Miçiq dhe në to dëgjohet Shapiq duke i thënë “largohu tani, që unë dhe ai t’i zgjidhim disa çështje”. Më pas, sipas […]

Madhësia e shkronjave

Lëvizja opozitare serbe “Kreni-Promeni” ka publikuar një video që, sipas saj, tregon momentin e përplasjes mes kryetarit të Beogradit, Aleksandar Shapiq, dhe këshilltares së kësaj lëvizjeje, Tatjana Miçiq.

Pamjet janë regjistruar nga vetë Miçiq dhe në to dëgjohet Shapiq duke i thënë “largohu tani, që unë dhe ai t’i zgjidhim disa çështje”.

Më pas, sipas videos, Shapiq afrohet Miçiqit dhe i kërkon që ta largojë telefonin. Pas kësaj dëgjohet një përleshje, ndërsa regjistrimi ndërpritet, shkruan N1.

“Kreni-Promeni” ka pretenduar se Shapiq e ka sulmuar fizikisht Miçiqin dhe se ajo ka pësuar lëndime.

Ajo ka deklaruar se Shapiq fillimisht ishte përplasur me bashkëshortin e saj dhe se ajo kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

Shapiq i ka mohuar akuzat se e ka goditur këshilltaren, duke thënë se vetëm e kishte shtyrë atë për t’u mbrojtur nga bashkëshorti i saj.

Rasti është duke u shqyrtuar nga autoritetet në Beograd. Prokuroria e Tretë Themelore ka bërë të ditur se dokumentacioni mjekësor i publikuar në rrjetet sociale ende nuk i është dorëzuar zyrtarisht policisë apo prokurorisë.

Sipas dokumenteve që aktualisht ndodhen në prokurori, Miçiq ka pësuar disa lëndime të lehta, ndërsa një specialist i ORL-së ka konstatuar edhe frakturë të hundës dhe nofullës. Shkalla përfundimtare e lëndimeve ende nuk është përcaktuar. /Telegrafi/