Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas deklaratave të ashpra të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, i cili e quajti Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) “aleancë të grupeve kriminale”.
Në reagimin e saj, Kusari thekson se AGK nuk është një grup kriminal, por një organizatë profesionale, e fuqishme dhe me reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar në mbrojtjen e gazetarëve.
Ajo shton se gazetarët nuk janë “vrasës me pagesë”, por profesionistë që kanë për obligim të mbajnë pushtetin përgjegjës.
“Kjo gjuhë e rrezikshme dhe kërcënuese nuk i dëmton gazetarët e as mediat, por cenon besueshmërinë e institucioneve dhe shtetit. Ehat Miftaraj dhe IKD-ja nuk e dëmtojnë vendin, por i shërbejnë atij”, tha Kusari.
Ajo gjithashtu kritikon Vetëvendosjen, duke thënë se partia ka ndërtuar një kulturë të denigrimit dhe nxitjes së urrejtjes ndaj aktivistëve, gazetarëve dhe mediave.
Kusari u bën thirrje qytetarëve dhe ndjekësve të mediave që të mos bien pre e strategjive për të portretizuar median dhe aktivistët si armiq të shtetit.
“Kriminelë e vrasës”, Flutura Kusari kundër gjuhës kërcënuese të Sami Kurteshit: Nuk duhet toleruar, gazetarët nuk janë vrasës me pagesë
<div><div><img width="640" height="480" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804094-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="“Kriminelë e vrasës”, Flutura Kusari kundër gjuhës kërcënuese të Sami Kurteshit: Nuk duhet toleruar, gazetarët nuk janë vrasës me pagesë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="850" height="638" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804094-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="“Kriminelë e vrasës”, Flutura Kusari kundër gjuhës kërcënuese të Sami Kurteshit: Nuk duhet toleruar, gazetarët nuk janë vrasës me pagesë" loading="lazy"></p>Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas deklaratave të ashpra të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, i cili e quajti Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) “aleancë të grupeve kriminale”. Në reagimin e saj, Kusari thekson se AGK nuk është një grup kriminal, por një organizatë profesionale, e fuqishme dhe me reputacion të jashtëzakonshëm</div>






