Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot (e enjte) në orët e paradites seancën e fundit stërvitore para përballjes me Irlandën, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Dardanët kanë mbyllur përgatitjet për ndeshjen e sotme ndaj Irlandës, me ekipin që ka zhvilluar në orët e paradites stërvitjen e fundit para duelit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, kjo seancë nuk ka pasur ngarkesë të madhe fizike, pasi fokusi kryesor ka qenë te përgatitjet taktike për sfidën.
Gjatë stërvitjes, përzgjedhësi Franco Foda u ka dhënë futbollistëve udhëzimet e fundit taktike, duke përcaktuar detajet që “Dardanët” do të kërkojnë t’i zbatojnë në përballjen me irlandezët.
Pas kësaj seance, përgatitjet e Kosovës tashmë janë të mbyllura dhe vëmendja është e përqendruar tërësisht te ndeshja e mbrëmjes.
Kosova dhe Irlanda do të përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një duel të Grupit B3 të Ligës së Kombeve, me ndeshjen që nis nga ora 20:45. /Telegrafi/





