Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825494-kosova-dhe-kroacia-thellojne-bashkepunimin-per-ndricimin-e-fatit-te-personave-te-zhdukur.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kosova-dhe-kroacia-thellojne-bashkepunimin-per-ndricimin-e-fatit-te-personave-te-zhdukur" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825494-kosova-dhe-kroacia-thellojne-bashkepunimin-per-ndricimin-e-fatit-te-personave-te-zhdukur.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kosova-dhe-kroacia-thellojne-bashkepunimin-per-ndricimin-e-fatit-te-personave-te-zhdukur" loading="lazy"></p>Një delegacion i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur nga Kosova, i shoqëruar nga përfaqësues të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, me fokus thellimin e bashkëpunimit në procesin e kërkimit dhe identifikimit të personave të zhdukur</div>

Madhësia e shkronjave

Një delegacion i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur nga Kosova, i shoqëruar nga përfaqësues të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, me fokus thellimin e bashkëpunimit në procesin e kërkimit dhe identifikimit të personave të zhdukur nga lufta.
Takimi u mbajt në Vukovar, ku delegacioni kosovar u prit nga përfaqësues të Drejtorisë për të Burgosurit dhe të Zhdukurit nga Lufta Atdhetare në Kroaci, të kryesuar nga Ana Filko. Diskutimet u zhvilluan në frymë bashkëpunimi, duke u fokusuar në shkëmbimin e përvojave dhe në adresimin e sfidave të përbashkëta në kërkimin e varrezave masive dhe individuale.
“Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara, falënderoi palën kroate për mikpritjen dhe organizimin e takimit, duke theksuar simbolikën e Vukovarit si qytet i sakrificës dhe qëndresës gjatë Luftës Atdhetare, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në trajtimin e çështjes së personave të zhdukur me forcë.
Gjatë diskutimeve, u prezantua metodologjia që Ministria e Veteranëve Kroatë aplikon në zbulimin e varrezave masive dhe individuale, përfshirë përdorimin e gjeoradarëve, qenve të trajnuar për kërkimin e kufomave, dronëve dhe pajisjeve të tjera bashkëkohore teknike. U diskutua gjithashtu mundësia e bashkëpunimit konkret dhe e ofrimit të mbështetjes profesionale në hulumtimin e lokacioneve të mundshme. Po ashtu me theks të veçantë u potencua edhe dimensioni ligjor i procesit, në garantimin dhe respektimin e të drejtave të familjeve të personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.