Një delegacion i Kosovës i kryesuar nga Drejtori i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon, Mentor Tahiri, zhvilloi një vizitë zyrtare në Dublin, ku u prit nga përfaqësuesit e palës irlandeze, të udhëhequr nga Drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore, Frank Smyth.
MPJD thekson në një njoftim se takimi shënoi një moment të rëndësishëm në avancimin e dialogut politik dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Gjatë konsultimeve, palët diskutuan mbi zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe Irlandë, marrëdhëniet bilaterale dhe avancimin e tyre, procesin e integrimit evropian të Kosovës, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat globale të sigurisë. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit shumëpalësh në kuadër të organizatave dhe forumeve ndërkombëtare.
Takimi i zhvilluar në prag të Presidencës irlandeze të BE-së, konfirmoi përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Irlandës, si dhe për vazhdimin e dialogut të rregullt politik në funksion të stabilitetit, sigurisë dhe avancimit të agjendës evropiane.
Kosova dhe Irlanda me konsultime në prag të presidencës irlandeze të BE-së
<div><div><img width="466" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822889-kosova-dhe-irlanda-me-konsultime-ne-prag-te-presidences-irlandeze-te-be-se.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kosova-dhe-irlanda-me-konsultime-ne-prag-te-presidences-irlandeze-te-be-se" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="466" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822889-kosova-dhe-irlanda-me-konsultime-ne-prag-te-presidences-irlandeze-te-be-se.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kosova-dhe-irlanda-me-konsultime-ne-prag-te-presidences-irlandeze-te-be-se" loading="lazy"></p>Një delegacion i Kosovës i kryesuar nga Drejtori i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon, Mentor Tahiri, zhvilloi një vizitë zyrtare në Dublin, ku u prit nga përfaqësuesit e palës irlandeze, të udhëhequr nga Drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore, Frank Smyth. MPJD thekson në një njoftim se takimi shënoi një moment të</div>






