Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje strategjike në mbrojtje, siguri dhe tregti

Nacionale

<div><div><img width="640" height="423" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804053-attachment-1024x677.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje strategjike në mbrojtje, siguri dhe tregti" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="2048" height="1354" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804053-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje strategjike në mbrojtje, siguri dhe tregti" loading="lazy"></p>Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Në njoftimin e Presidencës, thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor. Tutje, thuhet se shefja e shtetit ritheksoi rëndësinë që edhe këto zgjedhje të</div>

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Në njoftimin e Presidencës, thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.
Tutje, thuhet se shefja e shtetit ritheksoi rëndësinë që edhe këto zgjedhje të mbahen sipas standardeve më të larta demokratike, në të cilat Kosova tashmë është shembull.
“Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat konkret drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e interesit të përbashkët, respektivisht atë të mbrojtjes, sigurisë, si dhe ekonomisë e tregtisë, për ç’gjë ishin dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të këtij viti”, thuhet në njoftim.