Inida Gjata e njohur si Zhaku u bë pjesë e Ferma VIP 3 të premten.
Së fundmi teksa po qëndronte në oborr me Mozën dhe Kostanën, ka bërë një rrëfim të ndjerë për jetën personale.

Pas 15 vitesh martesë, Zhaku tha se është në prag divorci, pasi marrëdhënia mes tyre nuk funksiononte, teksa shtoi se vetëm dhe e lirë ndihet më mirë.
Ajo theksoi më tej se nga kjo marrëdhënie e gjatë, çifti ka një djalë të mitur katër-vjeç autik, por me një inteligjencë të madhe.
“Unë vetëm jam rehat fare. Do bëj ndarjen e kujdestarisë dhe të gjitha, rregullohen me gjyq. Ç’dua të rri në një martesë që nuk funksionon? Nuk dua të martohem më. Martesa është gabim, jam veshur me të zeza atë ditë”, u shpreh ajo.
“15 vjet kanë qenë të larmishme. Djalin e kam katër vjeç, është autik. Ka bërë shumë përparime. Tani ka filluar flet nga pak. Është gjeni. Ka mësuar numrat në shqip e anglisht. Çuni ka inteligjencë emocionale dhe kur kemi pasur një problem në shtëpi, mënyra se si më shikonte dhe më prekte faqet, se nuk flet dot ishte në një mënyrë tjetër”, theksoi mes tjerash Zhaku. /Telegrafi/





