KOK dhe MSR nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Sport

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria për Sport dhe Rini kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të KOK-ut për vitin 2026. Memorandumi u nënshkrua në zyre të KOK-ut, nga ministri Blerim Gashani dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi. Memorandumi parasheh mbështetje financiare në vlerë 1 milion e 150 mijë euro. Ministri Gashani theksoi […]

Madhësia e shkronjave

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria për Sport dhe Rini kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të KOK-ut për vitin 2026.

Memorandumi u nënshkrua në zyre të KOK-ut, nga ministri Blerim Gashani dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Memorandumi parasheh mbështetje financiare në vlerë 1 milion e 150 mijë euro.

Ministri Gashani theksoi se kjo është mbështetje e vazhdueshme që këtë herë po fuqizohet edhe më shumë, shkaku i aktiviteteve të shumta të KOK-ut, me theks të veçantë Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Presidenti Krasniqi, duke falënderuar ministrin për vizitën dhe memorandumin, deklaroi se kjo mbështetje lehtëson zhvillimin e aktiviteteve sportive, sidomos pjesëmarrjen me numër të madh të sportistëve në LM Taranto 2026, të cilat i paraprijnë LM Prishtina 2030.

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, shtoi se shuma prej mbi një milion euro është rekord i mbështetjes nga ministria, dhe kjo tregon një seriozitet institucional dhe partneritet të fuqishëm. /Telegrafi/