Kim Kardashian ngjall dyshime se ka blerë pelerinën ikonike të Elizabeth Taylor

Magazina

Kim Kardashian ka ngjallur spekulime se mund të ketë blerë pelerinën ikonike Scorpio, të cilën aktorja legjendare Elizabeth Taylor e veshi në vitin 1969. Ylli 45-vjeçar u fotografua në sheshxhirimin e serialit All’s Fair, ku luan rolin e drejtueses së një firme avokatie të specializuar në divorce, me një veshje që duket identike me pelerinën […]

Madhësia e shkronjave

Kim Kardashian ka ngjallur spekulime se mund të ketë blerë pelerinën ikonike Scorpio, të cilën aktorja legjendare Elizabeth Taylor e veshi në vitin 1969.

Ylli 45-vjeçar u fotografua në sheshxhirimin e serialit All’s Fair, ku luan rolin e drejtueses së një firme avokatie të specializuar në divorce, me një veshje që duket identike me pelerinën e famshme të dizenjuar nga Tiziani Roma.

Pelerina, me rreshtim mëndafshi ngjyrë fildishi, kapuç dramatik dhe dy akrepa të qëndisur në pjesën e përparme, u vesh për herë të parë nga Elizabeth Taylor në festën e 40-vjetorit të lindjes së Grace Kelly-t.

Aktorja e kishte kombinuar me gjerdanin e famshëm Taylor-Burton, i cili kishte një diamant në formë dardhe prej 69.42 karatësh.

Kim Kardashian është shfaqur në sheshxhirim edhe me një gjerdan që ngjan me atë të aktores, duke shtuar dyshimet se mund të ketë siguruar pjesë të koleksionit të saj. Megjithatë, ende nuk dihet nëse pelerina është origjinale, nëse Kim e ka blerë privatisht apo nëse bëhet fjalë për një kopje.

Pelerina u shit në ankandin e Christie’s në vitin 2011, si pjesë e koleksionit të Elizabeth Taylor, për 74,500 dollarë, rreth 64,000 euro.

Ndërkohë, gjerdani Taylor-Burton ishte shitur në vitin 1979 për 3.8 milionë funte, rreth 4.4 milionë euro, pasi aktorja ishte divorcuar për herë të dytë nga Richard Burton.

Kim Kardashian është shfaqur me vathët prej diamanti të Elizabeth Taylor, me vlerë 300 mijë paund, rreth 354 mijë euro, gjatë një pasarele në Paris në korrik të vitit të kaluar.

Admirimi i saj për veshjet historike të ikonave të Hollivudit është i njohur, por nëse pelerina që mban në serial është vërtet origjinalja e Elizabeth Taylor, kjo mund të hapë sërish debat për mënyrën se si trajtohen veshjet me vlerë të jashtëzakonshme historike. /Telegrafi/