David Beckham pritet të sjellë një tjetër projekt në Netflix, pas suksesit të madh të dokumentarit të tij “Beckham”, i publikuar në vitin 2023.
Jamie Salter, një prej partnerëve të biznesit të Beckham, ka konfirmuar se ish-futbollisti do të bashkëpunojë sërish me Netflix.
Sipas tij, dokumentari i parë pati një ndikim të madh në bizneset e Beckham dhe ndihmoi në rritjen e ndjeshme të markës së tij.

Dokumentari me katër pjesë, i publikuar në tetor 2023, tërhoqi rreth 3.8 milionë shikues vetëm gjatë javës së parë.
Ai trajtoi karrierën e Beckham, jetën e tij personale dhe periudhën kur iu bashkua Real Madridit.
Edhe bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, pati sukses me dokumentarin e saj, i cili u publikua në vitin 2025 dhe tregoi rrugëtimin e saj nga grupi “Spice Girls” drejt karrierës në modë.
Sipas raportimeve, bizneset e David Beckham kanë shënuar rritje të madhe.
Kompania e tij raportoi fitime prej afro 50 milionë paundësh në vitin 2025, ndërsa të ardhurat u rritën nga 72.2 milionë në 84 milionë funte.
Victoria dhe David
Gjithashtu, raportohet se Beckham përfitoi rreth 45 milionë euro.
Ndërkohë, në jetën familjare, David vazhdon të përpiqet të përmirësojë marrëdhënien me djalin e tij, Brooklyn Beckham. /Telegrafi/





