Floktari i njohur Kaci Lleshi ka tërhequr vëmendjen me një publikim në rrjetet sociale, ku ka krahasuar një stil flokësh që kishte realizuar me këngëtaren Nora Istrefi para 18 vitesh me një look të ngjashëm që Kim Kardashian ka bërë vetëm së fundmi.
Lleshi ka publikuar dy fotografi krah për krah, duke vendosur përballë paraqitjen e Norës nga shumë vite më parë dhe atë të yllit amerikan, të cilën Kim e ka shfaqur së fundmi.

Në të dyja rastet, flokët janë stiluar në një topuz të lëshuar, me disa fije që kornizojnë fytyrën, duke krijuar një pamje elegante dhe të ngjashme.
Foto: Nora Istrefi në Top Fest 2009 / Top Channel
Krahas fotografive, floktari ka shkruar: “Mirmengjesi Kosove sot u qova e pash Kimin Hello @kimkardashian, e para 18 viteve e kom ba me @noraistrefi”.
Përmes këtij publikimi, Kaci Lleshi ka vënë në pah ngjashmërinë mes dy stileve, duke rikujtuar punën e tij me Nora Istrefin para 18 vitesh, ndërsa Kim Kardashian është shfaqur me një pamje të ngjashme vetëm së fundmi.





