Modelja 40-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një kombinim tepër provokues, ndërsa as Bella Hadid nuk mbeti prapa me zgjedhjen e saj të guximshme
Irina Shayk dhe Bella Hadid tërhoqën vëmendjen në festën e organizuar pas sfilatës së famshme të “Victoria’s Secret”, të mbajtur të dielën, më 18 tetor, në klubin “The Bird Streets Club” në West Hollywood.

Dy supermodelet, të cilat më herët kishin shkëlqyer në pasarelë me krahët karakteristikë të engjëjve të “Victoria’s Secret”, vazhduan festën në shoqërinë e miqve dhe kolegëve, duke u shfaqur me veshje edhe më të guximshme se ato të sfilatës.
Irina Shayk, 40 vjeçe, zgjodhi një kombinim që linte shumë pak vend për imagjinatën. Ajo u shfaq vetëm me reçipeta të zeza dhe pantallona transparente me bel shumë të ulët, poshtë të cilave dukeshin qartë tangat.
Modelja, e cila këtë vit shënoi dhjetëvjetorin e paraqitjes së saj të parë në sfilatën e “Victoria’s Secret”, u bë një nga personazhet më të fotografuara të mbrëmjes.
As Bella Hadid, 30 vjeçe, nuk mbeti në hije. Supermodelja, e cila festoi pjesëmarrjen e saj të gjashtë në këtë spektakël, zgjodhi një minifustan të zi prej dantelle transparente, që zbulonte të brendshmet dhe theksonte siluetën e saj.
Paraqitjet e dy modeleve dëshmuan se spektakli i “Victoria’s Secret” nuk përfundoi në pasarelë, por vazhdoi edhe në festën ku transparenca dhe veshjet provokuese dominuan mbrëmjen.
/Telegrafi/





