Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka bërë të ditur se trupat e tij vazhdojnë të jenë të angazhuara në detyrat e tyre në të gjithë territorin e Kosovës, 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, KFOR-i ka theksuar se ky angazhim synon të kontribuojë në të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
“24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, ushtarët e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, mbeten të përkushtuar ndaj detyrave të tyre në të gjithë Kosovën, në të mirë të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Misioni i KFOR-it ka për detyrë të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës.
Prania e KFOR-it në Kosovë është pjesë e angazhimit të NATO-s për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në vend.





