U plagos në syrin e majtë gjatë protestës, Erjon Vishkulli dëshmon në Prokurori: Kërkoj drejtësi

Nacionale

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës, ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen. Ai është shoqëruar nga avokati i tij, Dorian Matlija. Pas plagosjes, Vishkulli mori ndihmën e parë në Qendrën […]

Madhësia e shkronjave

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës, ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Ai është shoqëruar nga avokati i tij, Dorian Matlija.

Pas plagosjes, Vishkulli mori ndihmën e parë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), ndërsa më pas u dërgua në Itali për trajtim të specializuar, ku qëndroi për rreth tri javë. Ai u kthye në Shqipëri në mesin e muajit nëntor.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës është në pritje të përgjigjes së letërporosisë së dërguar autoriteteve italiane, për të siguruar rezultatet e ekspertizës mbi materialin e gjetur në syrin e 28-vjeçarit.

Kjo ekspertizë konsiderohet e rëndësishme për identifikimin e objektit që shkaktoi plagosjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas daljes nga Prokuroria, Vishkulli ka deklaruar se kërkon drejtësi.

“Unë kërkoj drejtësi. Fitore, Shqipëria është e jona”, është shprehur ai.

I pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën e së shtunës, më 28 nëntor, 28-vjeçari tha se kjo do të varet nga gjendja e tij shëndetësore.

“Do të shohim si do të jem me gjendjen shëndetësore. Unë ende vazhdoj me kontrollet”, ka deklaruar Vishkulli. /Telegrafi/