Komandanti i KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, së bashku me Drejtorin e NATO Advisory and Liaison Team (NALT), Gjeneral Brigade Sven Lange, kanë vizituar Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim dhe Shpëtim (SaR) të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjatë vizitës, drejtuesit e misionit u njohën nga afër me kapacitetet operacionale dhe aktivitetet trajnuese të qendrës, duke theksuar rëndësinë e operacioneve efikase të kërkim-shpëtimit në funksion të sigurisë publike dhe reagimit emergjent. Në fokus ishte edhe roli i Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të mandatit të saj për mbrojtje civile.
Sipas njoftimit, vizita të tilla kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve, me qëllim garantimin e sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.
“KFOR vijon zbatimin e mandatit të saj, të bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Misioni punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me European Union Rule of Law Mission in Kosovo (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.
KFOR dhe NALT vizitojnë Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të FSK-së
<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/823125-kfor-dhe-nalt-vizitojne-qendren-nderkombetare-te-trajnimit-per-kerkim-shpetim-te-fsk-se.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kfor-dhe-nalt-vizitojne-qendren-nderkombetare-te-trajnimit-per-kerkim-shpetim-te-fsk-se" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/823125-kfor-dhe-nalt-vizitojne-qendren-nderkombetare-te-trajnimit-per-kerkim-shpetim-te-fsk-se.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kfor-dhe-nalt-vizitojne-qendren-nderkombetare-te-trajnimit-per-kerkim-shpetim-te-fsk-se"></p>Komandanti i KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, së bashku me Drejtorin e NATO Advisory and Liaison Team (NALT), Gjeneral Brigade Sven Lange, kanë vizituar Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim dhe Shpëtim (SaR) të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë vizitës, drejtuesit e misionit u njohën nga afër me kapacitetet operacionale dhe aktivitetet trajnuese të</div>






