Aeroporti Barcelona-El Prat Josep Tarradellas në Spanjë dhe Aeroporti i Düsseldorfit në Gjermani janë shpallur aeroportet më të mira në botë.
Por ideja juaj për aeroportin më të mirë në botë mund të jetë shumë e ndryshme nga ideja e dikujt tjetër.
Ndoshta mendoni se pjesa më e mirë e udhëtimit jashtë vendit është blerja në dyqanet pa taksa (duty-free)?
Ndoshta ju intereson më shumë se sa larg ndodheni nga qendra e qytetit?
Apo ndoshta e vlerësoni një aeroport bazuar në numrin e destinacioneve ku mund të udhëtoni drejtpërdrejt?
Consumer Choice Center ka përpiluar një edicion të ri të World Consumer Airport Index, i cili merr parasysh të gjitha këto dhe shumë faktorë të tjerë, për të zbuluar aeroportet më të mira në mbarë botën.
Indeksi është i ndarë në dy renditje – njëra për aeroportet që kanë më shumë se 47.2 milionë pasagjerë në vit, dhe tjetra për aeroportet që shërbejnë më pak se ky numër.
Renditja shqyrton gjithashtu nëse aeroporti ka qasje të drejtpërdrejtë në metro ose në shërbimet kombëtare hekurudhore, sa të lehta janë lidhjet mes portave të imbarkimit dhe terminaleve, zgjedhjen e kompanive ajrore, vonesat mesatare dhe nëse aeroporti ka apo jo një hotel brenda tij.
Aeroportet “marrin gjithashtu pikë bonus” nëse koha e pritjes në kontrollet e sigurisë është më pak se tre minuta dhe nëse nuk kanë kufizime për fluturimet gjatë natës.
Si aeroporti më i mirë i madh, ashtu edhe aeroporti më i mirë i vogël në botë ndodhen në Evropë.
Aeroporti Barcelona-El Prat Josep Tarradellas në Spanjë kryeson listën e aeroporteve të mëdha, ndërsa Aeroporti i Düsseldorfit në Gjermani kryeson listën e aeroporteve më të vogla.
Të dy aeroportet kanë performuar mirë sa i përket kohës së pritjes në kontrollet e sigurisë.
Pasagjerët në Barcelonë presin vetëm rreth tre minuta, ndërsa në Düsseldorf procesi i kontrollit është pothuajse i menjëhershëm.
Aeroportet më të dobëta – dhe arsyet
Në kategorinë e aeroporteve të mëdha, ndër aeroportet e renditura më dobët janë Antalya, Guangzhou Baiyun dhe Frankfurt.
Në kategorinë e aeroporteve më të vogla, rezultatet më të dobëta i kanë pasur Seoul Gimpo, Punta Cana dhe London Stansted.
Këto aeroporte kanë disa probleme të përbashkëta, përfshirë largësinë e madhe nga qendrat e qyteteve, mungesën e opsioneve të transportit përmes aplikacioneve për porositjen e udhëtimeve, përveç kompanive tradicionale të taksive, qasjen e dobët në shërbimet hekurudhore, kohët e gjata të pritjes në kontrollet e sigurisë dhe një përqindje të lartë të vonesave mesatare.
Sipas renditjes, aeroportet më të mira të mëdha në botë janë:
Barcelona-El Prat Josep Tarradellas, Spanjë;
Leonardo da Vinci-Fiumicino, Romë, Itali;
Bangkok Suvarnabhumi International Airport, Tajlandë;
Charles de Gaulle Airport, Paris, Francë;
King Abdulaziz International Airport, Jeddah, Arabinë Saudite;
London Heathrow Airport, Mbretëria e Bashkuar;
Adolfo Suárez Madrid–Barajas Airport, Spanjë;
Tokyo International Airport (Haneda), Japoni;
Dubai International Airport, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërsa aeroportet më të mira të vogla në botë janë:






