Kastriot Imeri rikthehet me stil te Young Boys, dy asistime në startin e edicionit të ri

Sport

Kastriot Imeri e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran. Mesfushori kosovar ka qenë protagonist në fitoren e BSC Young Boys ndaj FC Sion, duke dhuruar dy asistime në suksesin 4-2 të skuadrës nga Berna. Imeri u inkuadrua në lojë në minutën e 25-të, pasi zëvendësoi […]

Madhësia e shkronjave

Kastriot Imeri e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran.

Mesfushori kosovar ka qenë protagonist në fitoren e BSC Young Boys ndaj FC Sion, duke dhuruar dy asistime në suksesin 4-2 të skuadrës nga Berna.

Imeri u inkuadrua në lojë në minutën e 25-të, pasi zëvendësoi Alan Virginiusin, i cili u detyrua të largohej për shkak të një lëndimi. Megjithatë, rikthimi i tij në fushë ishte i menjëhershëm dhe me shumë ndikim.

Në minutën e 40-të, 26-vjeçari asistoi për Alvyn Sanches, i cili realizoi për epërsinë 2-0 të Young Boysit. Ndërsa në minutën e 66-të, Imeri ishte përsëri në rolin e krijuesit, duke ndihmuar Samuel Essenden të shënonte për 3-2.

Ky ishte një rikthim me stil për Imerin, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te FC Thun.

Me Thunin, mesfushori pati një edicion të jashtëzakonshëm, duke fituar titullin e kampionit dhe duke ndihmuar ekipin të rikthehej në elitën e futbollit zviceran.

Tashmë, Imeri është kthyer te Young Boys me ambicie të reja dhe paraqitja e parë e sezonit ka treguar se ai mund të jetë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës në garat e reja. /Telegrafi/