Kanye West dhe bashkëshortja e tij Bianca Censori kanë tërhequr sërish vëmendje me paraqitjen e tyre të fundit, teksa reperi festonte ditëlindjen e tij të 49-të në një ambient luksoz në Pallatin e Versajës në Francë.
Në fotografitë e publikuara në InstaStory, çifti shfaqet në një ambient të dekoruar me elemente ari, qirinj dhe detaje madhështore, ku West, 49 vjeç, shihet i veshur me një kostum tërësisht të zi prej lëkure, ndërsa Bianca Censori, 31 vjeçe, pozon me një korse sateni dhe maskë me pupla, duke ruajtur stilin e saj provokues.
Sipas raportimeve, gjatë momenteve të publikuara, Kanye shihet duke i prekur krahun bashkëshortes së tij teksa pozonin së bashku në këtë set fotografik të pazakontë për ambientin historik të Versajës, shkruan DailyMail.
Pamjet kanë ngjallur reagime për kontrastin mes elegancës së pallatit dhe stilit të guximshëm të çiftit.
TMZ raporton se festa është organizuar në Versajë me një grup prej rreth 20 miqsh, ndërsa më pas festimet kanë vazhduar në hotelin luksoz Airelles Chateau de Versailles, Le Grand Controle. Thuhet se shpenzimet për eventin kanë arritur në afro 400 mijë dollarë (rreth 370 mijë euro).
Data e saktë e festimeve nuk është konfirmuar, por dihet se ditëlindja e West është më 8 qershor, ndërsa ai aktualisht ndodhet në Florida për koncerte që kanë shkaktuar edhe polemika në SHBA.
Reperi vazhdon të përballet me kritika dhe polemika ndërkombëtare për deklaratat e tij të mëparshme antisemite, çka ka sjellë anulime dhe debate rreth paraqitjeve të tij publike në disa vende. /Telegrafi/






