Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të premten ka pranuar letër urimi për Qeverinë dhe mandatin e ri nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz.
Krahas urimeve për vazhdimësi suksesi në mandatin e ri qeverisës, Kancelari Merz shkroi se Gjermania qëndron fuqishëm përkrah Kosovës, duke e theksuar miqësinë e veçantë me popullin e Kosovës.
“Ju përgëzoj përzemërsisht për rizgjedhjen Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike, e cila i ka imponuar vendit kosto të larta. Konfirmimi i zgjedhjes Tuaj ofron mundësinë e ndërtimit të urave përtej prizmit partiak, zgjidhjes së çështjeve të hapura institucionale dhe avancimit të reformave”, shkroi Kancelari Merz.






