John Terry zbulon favoritin për të fituar Ligën Premier

Sport

Ish-kapiteni i Chelseat, John Terry, pret që Arsenali ta fitojë titullin e Ligës Premier, ndërsa parashikon që ish-klubi i tij do të mbetet i paqëndrueshëm gjatë gjithë sezonit. Duke folur me ish-sulmuesin e Arsenalit, Theo Walcott, në TikTok, Terry pranoi se ishte e vështirë të mbështeste “Topçinjtë”, por beson se skuadra e Mikel Artetas ka […]

Madhësia e shkronjave

Ish-kapiteni i Chelseat, John Terry, pret që Arsenali ta fitojë titullin e Ligës Premier, ndërsa parashikon që ish-klubi i tij do të mbetet i paqëndrueshëm gjatë gjithë sezonit.

Duke folur me ish-sulmuesin e Arsenalit, Theo Walcott, në TikTok, Terry pranoi se ishte e vështirë të mbështeste “Topçinjtë”, por beson se skuadra e Mikel Artetas ka cilësitë e nevojshme për të ruajtur kurorën e tyre.

“Fatkeqësisht, më duhet të them se Arsenali është qartazi kandidati kryesor për titullin kampion”, ka thënë fillimisht Terry.

“Ne [Chelsea] patëm një nisje të mirë dhe në fakt i dhamë juve [Arsenalit] një ndeshje të mirë”.

“Që nga ajo ndeshje kemi pasur suksese dhe dështime, për të qenë i sinqertë, dhe mendoj se ky do të jetë sezoni ynë”, përfundoi anglezi.

Terry shpreson që Chelsea të përfundojë në katër vendet e para, por beson se ata janë ende disa vite larg sfidës për titull. /Telegrafi/