Kampionati në çiklizëm, kufizime në qarkullim në këto segmente rrugore

Nacionale

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët se për shkak të mbajtjes së Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm 2026, sot më 24 dhe të enjten, më 25 qershor 2026 do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim në segmentet rrugore të përfshira në itinerarin e garës. Dita e parë – 24 qershor 2026 (Kronometër Individual […]

Madhësia e shkronjave

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët se për shkak të mbajtjes së Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm 2026, sot më 24 dhe të enjten, më 25 qershor 2026 do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim në segmentet rrugore të përfshira në itinerarin e garës.

Dita e parë – 24 qershor 2026 (Kronometër Individual – ITT)

• Itinerari: Ferizaj – HIB Petrol (Bibaj) – Babush, në segmentin e autostradës “Arbër Xhaferi” dhe anasjelltas

Dita e dytë – 25 qershor 2026 (Road Race)

• Itinerari: Ferizaj (Bibaj) – Hani i Elezit – Ferizaj – Trudë

• Përfundimi i paraparë: ora 13:00 në Trudë

“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre me kohë dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimin e vendosur përgjatë rrugëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/