Kamioni ndoti asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren pas ankesave të qytetarëve

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807789-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Kamioni ndoti asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren pas ankesave të qytetarëve" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807789-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Kamioni ndoti asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren pas ankesave të qytetarëve"></p>Policia në Prizren i ka shqiptuar gjobë prej 1000 eurosh një kompanie meqë një kamion i saj ka ndotur asfaltin në rrugën “Besim Shala” në këtë qytet. Policia tha se u vu në lëvizje nga ankesat e qytetarëve që e informuan atë se “kamionët e angazhuar në punime ndërtimore kanë ndotur seriozisht asfaltin”. “Bazuar në</div>

Madhësia e shkronjave

Policia në Prizren i ka shqiptuar gjobë prej 1000 eurosh një kompanie meqë një kamion i saj ka ndotur asfaltin në rrugën “Besim Shala” në këtë qytet.
Policia tha se u vu në lëvizje nga ankesat e qytetarëve që e informuan atë se “kamionët e angazhuar në punime ndërtimore kanë ndotur seriozisht asfaltin”.
“Bazuar në Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, kompanisë përgjegjëse i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 1000 (një mijë) euro për ndotje të ambientit”.
Policia rikujtoi qytetarët dhe punonjësit e kompanive ndërtimore se gjatë kryerjes së punimeve duhet të kenë kujdes “për mosndotjen e ambientit dhe, në rast se ndotja ndodh, të marrin masa për pastrimin e tij”.