Fisnik Syla, një nga personazhet më të komentuar në showbiz-in shqiptar dhe shpesh në qendër të vëmendjes për jetën private, ka reaguar së fundmi përmes rrjeteve sociale ndaj lajmeve që qarkullojnë për të.
Përmes një Instastory në Instagram, Syla ka ironizuar hapur portalet dhe televizionet që, sipas tij, po e përdorin emrin e tij për klikime dhe audiencë.

“U kënaqën duke fitu këto portale/televizione me emrin tim, hallall jau bëj vetëm fitoni”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se është i vetëdijshëm për vëmendjen e madhe që gjeneron në media.
Por thumbimet e tij nuk u ndalën me kaq. Në vijim, Syla ka komentuar me ironi edhe zërat që po qarkullojnë se ai ka një partnere të re, duke nënvizuar se vetë “nuk e di” për këtë gjë.
“Fisniku klikohet shumë e vërtetë, por Fisniku nuk po e din që ka partnere të re!!!”, ka shtuar ai.
Me këtë reagim, Fisnik Syla duket se ka dashur t’u japë fund thashethemeve rreth jetës së tij sentimentale, duke e bërë të qartë se nuk ka asnjë lidhje të re dhe se lajmet që po publikohen për një romancë të re nuk janë të vërteta. Ai lë të kuptohet se aktualisht është beqar dhe larg çdo historie të re dashurie. /Telegrafi/





