Juventusi fiton me mund ndaj Lecces

Sport

Juventusi ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Lecce, në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A. “Zonja e Vjetër” arkëtoi pikët e plota falë një fitore 0-1, sfidë që mbi të gjitha e dominuan në krejt aspektet. Dusan Vlahovic ishte autori i vetëm i golit pas një asistimi të Cambiasos. Juventusi faktikisht […]

Madhësia e shkronjave

Juventusi ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Lecce, në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” arkëtoi pikët e plota falë një fitore 0-1, sfidë që mbi të gjitha e dominuan në krejt aspektet.

Dusan Vlahovic ishte autori i vetëm i golit pas një asistimi të Cambiasos.

Juventusi faktikisht shënoi edhe dy gola tjerë, megjithatë të dy u anuluan shkaku i serbit. Fillimisht ishte në pozitë jashtë loje te goli i dytë.

Ndërsa, te goli i tretë u inkuadrua në aksion kësisoj VAR-i e anuloi golin e Pierre Kalulu (59’).

Edon Zhegrova u inkuadrua vetëm në minutën e 83-të, duke zëvendësuar Federico Conceicaon.

Juventusi me këtë fitore ngjitët në pozitën e tretë me 68 pikë derisa Lecce zë pozitën e 17-të me 32 sosh./Telegrafi/