​Lufta tregtare me SHBA-në, Kanada vendos tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane me vlerë 20 miliardë dollarë

Bota

Kanada do të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj rreth 20 miliardë dollarëve mallra amerikane, në një përshkallëzim të ri të luftës tregtare mes dy vendeve. Masat do të hyjnë në fuqi më 8 shtator dhe do të prekin më shumë se 700 produkte amerikane, përfshirë çelikun, produktet e qumështit, pajisjet shtëpiake e bujqësore, elektronikën, mobiljet dhe […]

Madhësia e shkronjave

Kanada do të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj rreth 20 miliardë dollarëve mallra amerikane, në një përshkallëzim të ri të luftës tregtare mes dy vendeve.

Masat do të hyjnë në fuqi më 8 shtator dhe do të prekin më shumë se 700 produkte amerikane, përfshirë çelikun, produktet e qumështit, pajisjet shtëpiake e bujqësore, elektronikën, mobiljet dhe disa produkte të aluminit.

Vendimi i Kanadës vjen pasi administrata e presidentit amerikan Donald Trump vendosi gjatë fundjavës tarifa prej 50% ndaj mallrave kanadeze, pas dështimit të negociatave tregtare.

Ministri kanadez i Financave, François-Philippe Champagne, tha se Kanada po përgjigjet “dollar për dollar, normë për normë”, duke theksuar se vendi nuk e zgjodhi këtë konflikt.

Kryeministri kanadez Mark Carney ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të ushtrojë presion mbi Kanadanë dhe të dëmtojë industritë e saj kryesore, ndërsa Trump u ka bërë thirrje autoriteteve kanadeze që të “rreshtohen”, përcjell rtsh.

Tarifat kanadeze do të variojnë nga 15% deri në 50%, ndërsa masat ekzistuese ndaj automjeteve amerikane do të mbeten në fuqi.

Përplasja e re rrezikon të ndikojë ndjeshëm në bizneset, konsumatorët dhe zinxhirët e furnizimit në të dyja vendet, ekonomitë e të cilave janë të lidhura ngushtë.