Java e katërt në Superligën e Kosovës nis sot, një ndeshje në program

Sport

Sot (e premte) fillon xhiro e katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës me vetëm një ndeshje në program për t’u luajtur. Xhiro fillon me një ndeshje në kryeqytet, ndërsa të shtunën dhe të dielën luhen nga dy lojë. Në kryeqytet, Prishtina është nikoqire e Vushtrrisë, në takimin që pritet të luhet në stadiumin me […]

Madhësia e shkronjave

Sot (e premte) fillon xhiro e katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës me vetëm një ndeshje në program për t’u luajtur.

Xhiro fillon me një ndeshje në kryeqytet, ndërsa të shtunën dhe të dielën luhen nga dy lojë.

Në kryeqytet, Prishtina është nikoqire e Vushtrrisë, në takimin që pritet të luhet në stadiumin me bari natyral në Kampin Nacional në Hajvali.

Ky takim është programuar të fillojë nga ora 16:00.

Ekipi i Orges Shehit vjen në këtë ndeshje me dy fitore ndaj Ballkanit dhe Llapit, teksa ndeshja e javës së dytë ndaj Dritës është shtyrë.

Në anën tjetër, ekipi i Besnik Kollarit ka tri humbje nga tri ndeshjet e para të sezonit. /Telegrafi/