Janelle Monae u shfaq me një nga krijimet më të veçanta të Galasë së Muzeut të Akademisë në Los Angeles, duke zgjedhur një fustan blu kobalt nga stilisti Robert Wun, pjesë e koleksionit të modës së lartë Vjeshtë/Dimër 2026.
Fustani me xixa kishte prerje sirene, që ndiqte linjat e trupit dhe zgjerohej në pjesën e poshtme. Elementi më spektakolar ishin krahët e mëdhenj të fluturës, të vendosur në pjesën e sipërme të krijimit.

Këngëtarja dhe aktorja e kompletoi pamjen me doreza të gjata dhe thonj blu me maja të mprehta. Flokët e shkurtër i zbukuroi me një kapëse të vogël në formë fluture, ndërsa grimin e syve e përshtati me nuanca blu dhe vjollcë, shkruan DailyMail.
Ajo hoqi dorë nga bizhuteritë, duke e lënë fustanin në qendër të vëmendjes.
Fluturat ishin një nga motivet e mbrëmjes. Elle Fanning u shfaq me një krijim Valentino me korse në formë krahësh, ndërsa Amandla Stenberg zgjodhi një fustan Zimmermann të dekoruar me flutura.
Monae njihet për stilin e saj eksperimental dhe për rolet në filmat Moonlight, Hidden Figures dhe Glass Onion, si dhe për albumet The ArchAndroid dhe Dirty Computer. /Telegrafi/





