Bella Hadid u shfaq me dy veshje të veçanta në Victoria’s Secret Fashion Show 2026, të mbajtur në Sony Pictures Studios në Culver City, Kaliforni.
Modelja 30-vjeçare e nisi sfilatën me një reçipetë shumëngjyrëshe me shkëlqim, krahë dekorativë dhe minifund të gjelbër transparent.
Në daljen e dytë, ajo veshi një fustan të bardhë transparent mbi të brendshme të bardha, të kompletuar me krahë të mëdhenj engjëlli me detaje argjendi.
Paraqitja e saj, e cila nuk ishte njoftuar paraprakisht, u prit me reagime entuziaste nga fansat në rrjetet sociale. Bella është pjesë e sfilatave të markës edhe në vitet 2016, 2017, 2018, 2024 dhe 2025.
Në këtë edicion morën pjesë edhe Gigi Hadid, Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Candice Swanepoel dhe Barbara Palvin.
Shfaqja u shoqërua gjithashtu me performanca muzikore nga Megan Thee Stallion, Katseye, Megan Moroney dhe Tate McRae. /Telegrafi/






