“Merrni lekët se u shitët”, qytetari i hedh “dollarë” policëve që qëndrojnë para Kryeministrisë

Nacionale

Një qytetar ka hedhur disa kartëmonedha false dollarësh në drejtim të policëve të vendosur para Kryeministrisë në Tiranë, në një veprim simbolik pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do t’i shpërblente efektivët me 2 mijë e 500 euro. Qytetari iu afrua efektivëve të policisë, të cilët kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, dhe u hodhi […]

Madhësia e shkronjave

Një qytetar ka hedhur disa kartëmonedha false dollarësh në drejtim të policëve të vendosur para Kryeministrisë në Tiranë, në një veprim simbolik pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do t’i shpërblente efektivët me 2 mijë e 500 euro.

Qytetari iu afrua efektivëve të policisë, të cilët kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, dhe u hodhi kartëmonedhat false, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj tyre.

“Merrini lekët se u shitët”, dëgjohet duke thënë qytetari në drejtim të policëve.

Ndërkohë, një pjesë e protestuesve janë pozicionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin përpara Kryeministrisë, ku pas disa momenteve tensioni, situata duket se është qetësuar.

Protestat në Tiranë vijojnë mes tensioneve dhe përplasjeve, ndërsa forcat e policisë mbeten të pozicionuara përreth institucioneve./Telegrafi.

Komentet