Aktori britanik Jack Barton, 31 vjeç, është emri i ri që po kryeson listën e kandidatëve për të pasuar Daniel Craig si James Bond.
Barton, i njohur për rolin e tij në serialin “Heartstopper” të Netflix dhe “SAS: Rogue Heroes”, thuhet se ka tërhequr vëmendjen e producentëve dhe është mes aktorëve në listën e ngushtë për rolin e agjentit 007.

Sipas raportimeve, testet e ekranit pritet të nisin së shpejti.
Megjithatë, producentët thuhet se janë në kërkim të një emri më të njohur, ndërsa Barton mund të përballet me konkurrencë të fortë nga aktorë si Callum Turner, Jack Lowden, Harris Dickinson, Aaron Taylor-Johnson, Jacob Elordi dhe Henry Cavill.
Spekulimet për pasardhësin e Daniel Craig janë shtuar prej muajsh, ndërsa Amazon MGM Studios ka konfirmuar se procesi i audicioneve ka nisur.
Përzgjedhja e 007 të ri mbetet një nga rolet më të shumëpritura në Hollywood. /Telegrafi/





