Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi të mërkurën se Izraeli po përpiqet t’i tërheqë Shtetet e Bashkuara në një luftë tjetër, pasi një ministër izraelit pretendoi se Teherani po prodhon a*** k*****.
“Ky nxitës lufte akuzon pa turp Iranin… se po zhvillon dhe fsheh armë të tilla të tmerrshme në fabrika farmaceutike. Qëllimi është tejet i guximshëm: të mashtrojë SHBA-në që të hyjë në një tjetër luftë në emër të tij”, shkroi ai në një deklaratë të postuar në platformën X.
Prej vitesh, Izraeli e akuzon Iranin se përpiqet të pajiset me a*** b*********; megjithatë, të martën, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, pretendoi se Teherani po prodhon a*** k***** dhe u zotua se do ta pengojë Iranin t’i sigurojë ato.
“Irani është në procesin e zhvillimit të armëve kimike, por ende nuk ka arritur kapacitetin për të sulmuar Izraelin me to”, ka thënë Katz në një deklaratë të publikuar nga partia e tij, Likud, në Telegram.
“Nuk duhet ta lejojmë këtë të vazhdojë”.
Por një aleat kyç i Gadi Eisenkotit – i cili synon postin e kryeministrit të Izraelit – deklaroi të mërkurën se nuk ka nevojë për një sulm të menjëhershëm ndaj Iranit, duke vënë në dyshim qëllimet e qeverisë në detyrë.
Avigdor Liberman u shpreh se kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyahu, dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, kanë një “etje për pushtet” që i ka bërë “të humbasin gjykimin”.
“Deklaratat për a*** k***** në duart e Iranit janë serioze, por nga pikëpamja e inteligjencës dhe ajo operacionale, nuk ka asnjë justifikim për një sulm të pavarur izraelit në afat të menjëhershëm”, shkroi Liberman në X.





