Ish-lojtari i Realit godet ashpër Camavingan: Ai është një budalla

Sport

Ish-lojtari i Real Madridit, Wesley Sneijder, e ka kritikuar ashpër lojtarin e kombëtares franceze, Eduardo Camavinga, pas përjashtimit të tij të panevojshëm, sipas shumë njerëzve, i cili luajti një rol kyç në eliminimin e klubit madrilen nga Liga e Kampionëve nga Bayern. Pas përplasjes dramatike në Mynih, Sneijder nuk e fshehu zemërimin e tij për […]

Madhësia e shkronjave

Ish-lojtari i Real Madridit, Wesley Sneijder, e ka kritikuar ashpër lojtarin e kombëtares franceze, Eduardo Camavinga, pas përjashtimit të tij të panevojshëm, sipas shumë njerëzve, i cili luajti një rol kyç në eliminimin e klubit madrilen nga Liga e Kampionëve nga Bayern.

Pas përplasjes dramatike në Mynih, Sneijder nuk e fshehu zemërimin e tij për sjelljen e Camavinga në fushë, duke e quajtur lëvizjen e tij “të papërgjegjshme” në një moment kaq kritik të ndeshjes.

“Camavinga është budalla. Nuk mund të bësh gabime të tilla në këtë fazë të ndeshjes”, tha ashpër legjenda holandeze.

“Ai e vendosi ekipin e tij në një pozicion jashtëzakonisht të vështirë dhe i dha kundërshtarit një avantazh të qartë”.

Sneijder nuk u ndal me kaq, por tha se shokët e tij të ekipit duhet të kishin reaguar ndryshe pas ndeshjes, në vend që të shpenzonin energji me gjyqtarin.

“Pas fishkëllimës së fundit, lojtarët e Real Madridit duhet të kishin shkuar direkt në dhomat e zhveshjes dhe të kishin shfryrë zemërimin ndaj tij, sepse ai është arsyeja e kësaj katastrofe, në vend që të ankoheshin për vendimet e gjyqtarit”, shtoi Sneijder./Telegrafi/