Ish-banori i Big Brother flet për herë të parë për bullizimin që përjetoi në adoleshencë

Magazina

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 5, Adrian Kalanderi, ka ndarë disa nga përvojat më personale të jetës së tij pas largimit nga shtëpia, duke treguar se njëra prej periudhave më të vështira për të lidhet me bullizmin që kishte përjetuar për shkak të gjuhës. Në një intervistë në emisionin “Big Cast”, ai foli për […]

Madhësia e shkronjave

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 5, Adrian Kalanderi, ka ndarë disa nga përvojat më personale të jetës së tij pas largimit nga shtëpia, duke treguar se njëra prej periudhave më të vështira për të lidhet me bullizmin që kishte përjetuar për shkak të gjuhës.

Në një intervistë në emisionin “Big Cast”, ai foli për rrugëtimin në këtë format, por edhe për një temë që, siç tha vetë, nuk duhet të konsiderohet e parëndësishme.

Adriani zbuloi se ngacmimet dhe bullizimi për shkak të mënyrës së të folurit kishin nisur që kur ishte vetëm 14 vjeç, duke lënë të kuptohet se kjo përvojë ka qenë një pjesë e ndjeshme e jetës së tij.

Ai tregoi se kishte pasur dëshirë ta ndante të gjithë historinë me publikun gjatë qëndrimit në Big Brother, por nuk pati mundësinë ta bënte këtë.

“Gjuhën e kam pasur pak problem. Dua t’u tregoj të gjithë shikuesve se kjo nuk është një temë e vogël dhe t’u tregoj njerëzve gjithmonë se si duhet të sillen”, u shpreh ai.

Ish-banori shtoi se, nëse do të vazhdonte të qëndronte në shtëpi dhe situata do t’ia mundësonte, do të rrëfente më gjerësisht gjithçka që kishte përjetuar.

“Po të kisha qëndruar ende në Big Brother dhe po të ishte vazhduar kjo situatë, do t’ua tregoja njerëzve të gjithë historinë time”, deklaroi Adriani.

– YouTube www.youtube.com

Përmes këtij rrëfimi, ai riktheu në vëmendje bullizmin për shkak të gjuhës, duke përcjellë mesazhin se dallimet në të folur nuk duhet të jenë kurrë arsye për paragjykim apo përçmim. /Telegrafi/