Importi i energjisë, Ymeri i reagon sërish VV-së: Shpalosni kontratat dhe origjinën e rrymës

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804037-attachment-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Importi i energjisë, Ymeri i reagon sërish VV-së: Shpalosni kontratat dhe origjinën e rrymës" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1600" height="900" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804037-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Importi i energjisë, Ymeri i reagon sërish VV-së: Shpalosni kontratat dhe origjinën e rrymës"></p>Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri ka reaguar ndaj deklaratës së Vetëvendosjes në lidhje me origjinën e rrymës, ku përmes një grafike të publikuar, thanë se në treg janë Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia dhe Danimarka. Ymeri përmes një postimi në Facebook tha se aty nuk janë cekur vendet e origjinës së rrymës dhe se Kosova ka marrë</div>

Madhësia e shkronjave

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri ka reaguar ndaj deklaratës së Vetëvendosjes në lidhje me origjinën e rrymës, ku përmes një grafike të publikuar, thanë se në treg janë Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia dhe Danimarka.
Ymeri përmes një postimi në Facebook tha se aty nuk janë cekur vendet e origjinës së rrymës dhe se Kosova ka marrë rrymë nga Serbia dhe nga Bosnja, ku siç tha ajo, “gjendet Republika Srpska ose ekonomia e Vukut”, por që sipas saj, ka ardhur nga Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.
Teksa i ka reaguar VV-së, Ymeri u ka bërë thirrje edhe që të shpalosin kontratat dh origjinën e rrymës.
“Vendet e origjinës së rrymës nuk janë të cekura këtu, po vendi i fundit nga ka ardhur në Kosovë. Dmth, Kosova ka marrë rrymë edhe nga Serbia edhe nga Bosnja ku gjendet Republika Srpska ose ekonomia e Vuk-ut, po që ka ardhur nga Maqedonia e Veriut e Mali i Zi”.
Ekspertja e energjisë e cila ka akuzuar Vetëvendosjen për grafikën e publikuar, i është drejtuar edhe me një pyetje.
“Këtu mungon Kosova pasi KEK me Nagip Krasniqin dyshohet se kanë shitur rrymë e vet si të importuar në fillim të vitit 2022. Kush mendon se puna e keqpërdorimeve në sektor të energjisë elektrike përfundon me një fotografi, e ka gabim. Duhet të shpalosni kontratat e origjinës së rrymës edhe rrugën bartëse. Pse megavati 800 euro edhe sa e paguam Vuk Hamoviq për këto 5 vjet”, ka shkruar ajo.