Një nga kombinimet më të thjeshta, por njëkohësisht shumë të dashura, janë llokumat e freskëta të shoqëruara me pekmez.
Një shije që na kujton kuzhinën tradicionale, por që mund të përgatitet çdo ditë, në çdo shtëpi.
E gjitha kulmon kur llokumat e ngrohta shërbehen me pekmezin Goldsaft, një produkt i njohur evropian meshije të thellë dhe aromë natyrale.

Çfarë e bën të veçantë Pekmezin Goldsaft
Pekmezi Goldsaft prodhohet nga lëngu natyral i panxharit të sheqerit, i cili përpunohet duke u trashur pa përdorimin e aditivëve kimikë.
Ky proces ruan shumë nga përbërësit ushqyes të panxharit, përfshirë minerale dhe vitamina të tretshme në ujë.
Pekmezi i prodhuar në Gjermani, Grafschafter Goldsaft, ka disa karakteristika që e bëjnë të veçantë:
- përbëhet nga 100% panxhar sheqeri natyral
- pa konservues dhe pa yndyrë
- vegan dhe pa gluten
- shije e pasur, e ngjashme me mjaltin por më e thellë në aromë
Për më shumë se një shekull, ky pekmez prodhohet në Gjermani dhe konsiderohet një nga shtojcat më të dashura tradicionale për bukë dhe ëmbëlsira.




