Ibrahimovic shpërthen pas eliminimit të Kroacisë: Gjyqtarët po e ndihmojnë Ronaldon të fitojë Kupën e Botës

Sport

Debati rreth vendimeve të gjyqtarëve në Kupën e Botës ka marrë përmasa të reja pas eliminimit të Kroacisë, ku një gol i minutës së 103-të u anulua pas rishikimit nga VAR-i, ndërsa Portugalia triumfoi me rezultat 2-1. Një nga zërat më të fortë kritikë ka qenë ish-sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili ka reaguar ashpër […]

Madhësia e shkronjave

Debati rreth vendimeve të gjyqtarëve në Kupën e Botës ka marrë përmasa të reja pas eliminimit të Kroacisë, ku një gol i minutës së 103-të u anulua pas rishikimit nga VAR-i, ndërsa Portugalia triumfoi me rezultat 2-1.

Një nga zërat më të fortë kritikë ka qenë ish-sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili ka reaguar ashpër ndaj vendimit, duke vënë në dyshim ndërhyrjen e sistemit VAR dhe mënyrën e interpretimit të episodit vendimtar.

Ibrahimovic tha se e ka rishikuar disa herë aksionin dhe se, sipas tij, nuk ka pasur prekje të qartë nga lojtari kroat Igor Matanovic.

Ai akuzoi gjyqtarët për ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes dhe për vendime që, sipas tij, dëmtojnë drejtësinë sportive.

“Gjyqtarët po bëjnë çdo gjë në fuqinë e vet për ta ndihmuar Cristiano Ronaldon ta fitojë Kupën e Botës dhe ne dëgjojmë se si Messi është ‘favoriti i FIFA-s’”.

“Kjo është vjedhje e qartë. Topi nuk e preku lojtarin kroat fare. Tifozët nuk i mbushin stadiumet për të parë ekrane, por dramën dhe emocionin”.

“Kemi ardhur në pikën ku VAR-i nuk i përmirëson gabimet, por i shikon milimetrat të cilat nuk i sheh askush në stadium”, ka deklaruar Ibrahimoviq për FOX Sports, deklaroi ish-futbollisti suedez./Telegrafi/