I jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit në Prishtinë

Magazina

Me dhimbje të madhe, familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe figura të shumta publike i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit TikToker-it dhe ish-banorëve të “Big Brother VIP Kosova 3”, Laurent Krasniqit. 29-vjeçari u nda nga jeta mbrëmjen e 2 shtatorit, pas një aksidenti tragjik me motoçikletë në Prishtinë. Ceremonia e varrimit u zhvillua në varrezat e […]

Madhësia e shkronjave

Me dhimbje të madhe, familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe figura të shumta publike i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit TikToker-it dhe ish-banorëve të “Big Brother VIP Kosova 3”, Laurent Krasniqit.

29-vjeçari u nda nga jeta mbrëmjen e 2 shtatorit, pas një aksidenti tragjik me motoçikletë në Prishtinë.

Ceremonia e varrimit u zhvillua në varrezat e fshatit Llukar, ku u mblodhën shumë persona për ta përcjellë Laurent-in në banesën e fundit.

Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe miq dhe figura të njohura të rrjeteve sociale, përfshirë TikToker-ët e njohur Fitim Sylejamni dhe Egzon Sahiti, të cilët kishin qenë të afërt me 29-vjeçarin.

Atmosfera në ceremoninë mortore ishte e mbushur me dhimbje dhe pikëllim, ndërsa të pranishmit kujtuan Laurent Krasniqin përmes momenteve dhe kujtimeve të përbashkëta.

Krasniqi ishte bërë i njohur për publikun edhe përmes pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova 3”, ndërsa aktiviteti i tij në TikTok e kishte bërë një figurë të njohur në rrjetet sociale. Vdekja e tij e papritur, në moshën vetëm 29-vjeçare, ka prekur familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tij të shumtë. /Telegrafi/