“Sot, me zemër, jam në varrimin e Laurentit”: Xhuli Nura prek me fjalët pas vdekjes tragjike të vlogerit

Magazina

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka reaguar me një tekst emocionues pas vdekjes tragjike të vlogerit Laurent Krasniqi. Ajo është në mesin e figurave të shumta publike që kanë reaguar të prekur nga humbja e parakohshme e TikTokerit. Përmes një postimi të fundit, Xhuli ka bërë të ditur se fizikisht nuk do […]

Madhësia e shkronjave

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka reaguar me një tekst emocionues pas vdekjes tragjike të vlogerit Laurent Krasniqi.

Ajo është në mesin e figurave të shumta publike që kanë reaguar të prekur nga humbja e parakohshme e TikTokerit.

Përmes një postimi të fundit, Xhuli ka bërë të ditur se fizikisht nuk do të jetë e pranishme në varrimin e të ndjerit, por do të jetë aty me zemër.

Arsyeja është se ajo ndodhet në pritje të ëmbël dhe së shpejti pritet të sjellë në jetë binjakët e saj.

“Dikush sot më nuk është gjallë, e dikush pret me ardhë në jetë një jetë e re. Kështu qenka jeta, as mos u gëzo shumë, as mos u hidhëro shumë. Sot, me zemër, jam në varrimin e Laurentit”, ka shkruar Xhuli.

Ndryshe, Laurent Krasniqi u nda tragjikisht nga jeta pas një aksidenti mbrëmë në Llukar të Prishtinës.