Hekuran Murati “ia vulos” deklaratat Kurtit për pagën minimale: Qeveria e vetme që mendon edhe për punëtorët e sektorit privat

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805392-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Hekuran Murati “ia vulos” deklaratat Kurtit për pagën minimale: Qeveria e vetme që mendon edhe për punëtorët e sektorit privat" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805392-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Hekuran Murati “ia vulos” deklaratat Kurtit për pagën minimale: Qeveria e vetme që mendon edhe për punëtorët e sektorit privat" loading="lazy"></p>Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati derisa ka shpërnda shkrimin e shefit të tij Albin Kurti për çështjen e pagës minimale që nga janari do të bëhet 425 euro bruto, tha se kjo është Qeveria e vetme që mendon për punëtorët e sektorit privat. “Qeveria e vetme që mendon edhe për punëtorët e sektorit privat”, ka</div>

Madhësia e shkronjave

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati derisa ka shpërnda shkrimin e shefit të tij Albin Kurti për çështjen e pagës minimale që nga janari do të bëhet 425 euro bruto, tha se kjo është Qeveria e vetme që mendon për punëtorët e sektorit privat.
“Qeveria e vetme që mendon edhe për punëtorët e sektorit privat”, ka shkruar Murati.
Edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë ditës u lavdëruar me Qeverinë që drejtoi nga 2021-ta, duke thënë se është e vetmja qeveri e cila brenda mandatit të saj rriti pagën minimale tre herë.
“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri. Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje. Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë se një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë”, shkroi Kurti.

Albin Kurti: Nga 1 janari paga minimale bëhet 425 euro bruto, në korrik 500