Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka pritur në takim Ministrin për Punë dhe Familje, Andin Hotin. Murati dhe Hoti kanë bërë dorëzim-pranimi i portofolit për ministrinë e re, e që është ajo për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës.
“Të dy ministrat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndër-institucional për të adresuar nevojat dhe sfidat e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi:
Ministri Murati pret në takim Ministrin Hoti, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek ministria e re
Pas konstituimit të suksesshëm të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve tash e tutje do të vazhdojë funksionin si dy dikastere të veçanta: Ministria e Financave dhe Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.
Sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrave përkatëse, ku Ministri i Financave, Hekuran Murati, i uroi suksese Ministrit Andin Hoti në udhëheqjen e Ministrisë së re dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje të plotë përgjatë fazës tranzitore.
Gjatë takimit, Ministri Murati e njoftoi Ministrin Hoti me punën e deritanishme si dhe me sfidat që presin adresim në të ardhmen. Nga ana e tij, Ministri Hoti falënderoi Ministrin Murati për bashkëpunimin dhe e njoftoi me planet dhe prioritetet e tij për zhvillimin e sektorëve për të cilat tashmë është përgjegjës. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndër-institucional për të adresuar nevojat dhe sfidat e qytetarëve.
Hekuran Murati i merr “financat”, Andin Hoti punën, familjen dhe vlerat e luftës çlirimtare – Zyrtarizohet ndarja e ministrisë
<div><div><img width="443" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821134-hekuran-murati-i-merr-financat-andin-hoti-punen-familjen-dhe-vlerat-e-luftes-clirimta698e04bea9af9.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="hekuran-murati-i-merr-“financat”,-andin-hoti-punen,-familjen-dhe-vlerat-e-luftes-clirimtare-–-zyrtarizohet-ndarja-e-ministrise" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="443" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821134-hekuran-murati-i-merr-financat-andin-hoti-punen-familjen-dhe-vlerat-e-luftes-clirimta698e04bea9af9.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="hekuran-murati-i-merr-“financat”,-andin-hoti-punen,-familjen-dhe-vlerat-e-luftes-clirimtare-–-zyrtarizohet-ndarja-e-ministrise" loading="lazy"></p>Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka pritur në takim Ministrin për Punë dhe Familje, Andin Hotin. Murati dhe Hoti kanë bërë dorëzim-pranimi i portofolit për ministrinë e re, e që është ajo për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës. “Të dy ministrat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndër-institucional për të adresuar nevojat dhe sfidat e qytetarëve”</div>






