Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë.
Në takim i diskutua për marrëdhëniet e ngushta që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tyre, sidomos në rrafshin parlamentar.
Kryetarja Haxhiu e njohu z. Camaj me procesin e krijimit dhe konsolidimit të institucioneve të reja në Kosovë, të dala nga zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe me përkushtimin e tyre për forcimin e rendit demokratik, sundimit të ligjit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social të vendit.
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, uroi kryetaren Haxhiu për përvjetorin e pavarësisë së Kosovë dhe po ashtu për detyrën e saj të re në krye të Kuvendit të Kosovës.
Camaj theksoi përkushtimin e shtetit malazez për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, në frymën e bashkëpunimit e të miqësisë, si dhe konfirmoi mbështjen për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO.
Kryetarja Haxhiu dhe nënkryetari Camaj diskutuan gjithashtu për mundësitë e avancimit të marrëdhënieve midis dy parlamenteve, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira legjislative, përfshirë këtu grupet e miqësisë, si një instrument i rëndësishëm i bashkëpunimit parlamentar.
Haxhiu priti Camajn, diskutuan për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi
<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822371-haxhiu-priti-camajn-diskutuan-per-avancimin-e-bashkepunimit-ndermjet-kosoves-dhe-malit-te-zi.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="haxhiu-priti-camajn,-diskutuan-per-avancimin-e-bashkepunimit-ndermjet-kosoves-dhe-malit-te-zi" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822371-haxhiu-priti-camajn-diskutuan-per-avancimin-e-bashkepunimit-ndermjet-kosoves-dhe-malit-te-zi.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="haxhiu-priti-camajn,-diskutuan-per-avancimin-e-bashkepunimit-ndermjet-kosoves-dhe-malit-te-zi"></p>Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë. Në takim i diskutua për marrëdhëniet e ngushta që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për mundësitë e avancimit të</div>






