Harry Styles refuzon ftesën për dasmën e Taylor Swift, zbulohet arsyeja e mungesës

Magazina

Harry Styles thuhet se ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në dasmën e ish-partneres së tij, Taylor Swift, me Travis Kelce, e cila pritet të zhvillohet në Madison Square Garden. Sipas Variety, këngëtari britanik nuk do të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve me turneun e tij. Megjithatë, e fejuara e tij, Zoe […]

Madhësia e shkronjave

Harry Styles thuhet se ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në dasmën e ish-partneres së tij, Taylor Swift, me Travis Kelce, e cila pritet të zhvillohet në Madison Square Garden.

Sipas Variety, këngëtari britanik nuk do të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve me turneun e tij.

Megjithatë, e fejuara e tij, Zoe Kravitz, raportohet se do të marrë pjesë në ceremoni, pasi është mike e ngushtë e Taylor Swift dhe ka bashkëpunuar me të në këngën “Lavender Haze”.

Ftesa për Styles është parë si dëshmi se mes ish-çiftit nuk ka më hatërmbetje, më shumë se një dekadë pas përfundimit të lidhjes së tyre, shkruan DailyMail.

Romanca e tyre në vitin 2012 mbetet një nga më të komentuarat në botën e showbizit, ndërsa fansat kanë spekuluar prej kohësh se disa prej këngëve më të njohura të Swift janë frymëzuar nga ai.

Në listën e të ftuarve pritet të jenë emra të njohur si Selena Gomez, Gigi Hadid, motrat Haim, Steven Spielberg, Jack Antonoff, Max Martin dhe Aaron Dessner.

Ndërkohë, sipas raportimeve, të gjithë të ftuarit duhet të nënshkruajnë një marrëveshje konfidencialiteti përpara se të marrin detajet e ceremonisë, ndërsa çdo ftesë është e personalizuar me një shenjë identifikuese për të parandaluar rrjedhjen e informacioneve. /Telegrafi/