Guterres dënon rrëmbimin e Maduros nga SHBA-të

Nacionale

<div><div><img width="640" height="371" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811240-attachment-1024x593.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Guterres dënon rrëmbimin e Maduros nga SHBA-të" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1200" height="695" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811240-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Guterres dënon rrëmbimin e Maduros nga SHBA-të" loading="lazy"></p>Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka dënuar veprimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, duke i cilësuar ato si një “precedent të rrezikshëm”. Deklarata u bë përmes zëdhënësit të tij, Stephane Dujarric, gjatë një konference të vazhdueshme shtypi të presidentit Donald Trump në Florida. “Sekretari i Përgjithshëm është thellësisht i</div>

Madhësia e shkronjave

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka dënuar veprimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, duke i cilësuar ato si një “precedent të rrezikshëm”.
Deklarata u bë përmes zëdhënësit të tij, Stephane Dujarric, gjatë një konference të vazhdueshme shtypi të presidentit Donald Trump në Florida.
“Sekretari i Përgjithshëm është thellësisht i shqetësuar nga veprimet e SHBA-ve dhe konsideron ndërhyrjen amerikane si një precedent të rrezikshëm”, tha Dujarric.
Duke folur për situatën ndërkombëtare, zëdhënësi theksoi rëndësinë e respektimit të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara nga të gjithë aktorët.
“Ai është thellësisht i shqetësuar që rregullat e ligjit ndërkombëtar nuk janë respektuar”, shtoi Dujarric.
Si pasojë e ndërhyrjes amerikane, disa vende kanë kërkuar një mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të mbahet sot në New York, për të diskutuar zhvillimet dhe pasojat e veprimit të SHBA-ve në Venezuelë.