Besiktasi aktualisht po udhëheq me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Gaziantepit, ndeshje kjo që po luhet në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Turqisë.
Më meritori për këtë epërsi dyshifrore të gjigantit turk është padyshim ylli shqiptar Kristjan Asllani.
Asllani fillimisht asistoi tek goli i parë i Besiktasit i shënuar nga Tiago Djalo në minutën e shtatë për 1-0.
Pas asistimit 24-vjeçari u përkujdes që ta fus emrin e tij edhe në listën e golashënuesve.
Ai realizoi në minutën e 22-të për të dyfishuar rezultatin për Besiktasin, në atë që ishte goli i tij i dytë deri më tani me klubin turk.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje emri i Milot Rashicës u pa në formacionin titullar, por ai pësoi një lëndim në nxemje, duke ia pamundësuar paraqitjen./Telegrafi/






