“Gjyqtari e vendosi ndeshjen”, ylli i Sevillas shpërthen pas humbjes: E dinim si do të shkonte

Sport

Mbrojtësi i Sevillas, Juan Iglesias, ka kritikuar gjykimin pas humbjes 4-1 ndaj Real Madridit në kuadër të javës së nëntë të La Ligës, duke pretenduar se disa vendime të gjyqtarit Mateo Busquets ishin në dëm të skuadrës së tij. Iglesias theksoi se momente të caktuara ndikuan në rezultatin përfundimtar, duke përmendur një incident me Pequen, […]

Madhësia e shkronjave

Mbrojtësi i Sevillas, Juan Iglesias, ka kritikuar gjykimin pas humbjes 4-1 ndaj Real Madridit në kuadër të javës së nëntë të La Ligës, duke pretenduar se disa vendime të gjyqtarit Mateo Busquets ishin në dëm të skuadrës së tij.

Iglesias theksoi se momente të caktuara ndikuan në rezultatin përfundimtar, duke përmendur një incident me Pequen, i cili u ankua se u godit nga Arda Guler dhe një ndërhyrje ndaj Robbie Ures para golit të dytë të madrilenëve.

“Rezultati i ndeshjes përcaktohet kryesisht nga momente të veçanta. Ishte rasti kur Peque u godit, të cilin e rishikuam gjatë pushimit mes pjesëve. Para golit të tyre të dytë, pati një faull ndaj Robbie Ures, për të cilin nuk e shfaqën as përsëritjen”.

Mbrojtësi spanjoll u shpreh i pakënaqur edhe me mënyrën se si gjyqtarët komunikojnë me futbollistët gjatë ndeshjeve, duke pretenduar se lojtarët shpesh nuk kanë mundësi të kërkojnë shpjegime për vendimet e tyre.

“E dinim se ku po vinim për të luajtur. Sot vendimet e gjyqtarëve nuk ishin në favorin tonë. Ndonjëherë as nuk mund të flasësh me gjyqtarin: ai thjesht të thotë të largohesh ose të ndëshkon me karton. Kjo është zgjidhja më e lehtë. E dinim se si do të shkonte gjithçka”, përfundoi ai.

Real Madridi ndërkohë renditet në pozitën e tretë në kampionatin spanjoll, gjashtë pikë prapa liderit, njëkohësisht kundërshtarit të ardhshëm, Barcelonës./Telegrafi/

Komentet