Baton Zabërgja ka realizuar golin e gjashtë këtë edicion në Superligën e Ukrainës, duke vazhduar paraqitjet e mira me skuadrën e Kharkivit.
Sulmuesi i Kosovës shënoi të hënën në fitoren 2-1 ndaj Livyi Bereg, në kuadër të xhiros së nëntë të kampionatit ukrainas.
Zabërgja realizoi në minutën e 36-të, duke barazuar rezultatin në 1-1 dhe duke e mbajtur skuadrën e tij në lojë për fitoren e radhës.
25-vjeçari qëndroi në fushë deri në minutën e 81-të, ndërsa bashkëlojtari i tij, Ermir Rashica, u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të.
Me këtë gol, Zabërgja numëron gjashtë gola dhe një asistim në kampionatin ukrainas këtë edicion.
Përveç paraqitjeve në kampionat, sulmuesi i krahut ka realizuar edhe dy gola dhe ka dhënë tri asistime në Kupën e Ukrainës./Telegrafi/






